Djegia e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, ka nxitur reagime të shumta e vecanërisht të zyrtarëve të pushtetit e të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në reagimin e tij, Albin Kurti, ka thënë se elemente kriminale kanë zgjedhur sërish dhunën, terrorin dhe sulmin. Ai ka kërkuar nga QUINT-i dhe Bashkimi Evropian që do ta dënojnë ashpër “këtë akt kriminal, terrorist e qyqar”.
E edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ka kaluar koha kur bandat kriminale kanë frikësuar Republikën e Kosovës me sulme. Ai ka shtuar se si institucione shtetërore e dënojnë këtë akt dhe “ju ofrojmë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën tonë të përbashkët kundër grupeve kriminale”.
Ndërsa sot një ditë pas djegjes ka reaguar, deputeti Armend Muja ku bëri thirrje për reagim ndërkombëtar.
“Kanë kaluar mbi 24 orë nga djegia e dyqanit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq. Natasha është serbe e Kosovës. Deri më tani askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk ka reaguar dhe as nuk e ka dënuar sulmin”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”, përcjell Paparaci.
OVER 24HRS HAVE PASSED SINCE DEPUTY MAYOR OF ZVEÇAN, NATASA TOMANIC’S SHOP WAS BURNT DOWN. NATASA IS A KOSOVA SERB. SO FAR NO ONE FROM THE INTERNATIONAL COMMUNITY HAS REACTED NOR CONDEMNED THE ATTACK.@USEMBPRISTINA, @GERMANAMBKOS, @EUKOSOVO
— ARMEND MUJA (@ARMENDMUJA) MARCH 9, 2024
Si Muja ka vepruar edhe deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, e cila ka thënë se “Beogradi duket se nuk po shqetësohet”.
“Dyqani i Natasha Tomaniq është djegur dje. Ajo është nënkryetare e komunës së Zveçanit – një serbe kosovare me post zyrtar. Beogradi duket se nuk po shqetësohet, prandaj as komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.
NATASA TOMANIC’S SHOP WAS BURNT DOWN YESTERDAY. SHE IS DEPUTY MAYOR OF ZVEÇAN – A KOSOVAR SERB HOLDING PUBLIC OFFICE. BELGRADE SEEMS NOT TO BE DISTURBED, HENCE NEITHER THE INTERNATIONAL COMMUNITY. IS THAT THE CASE @USAMBKOSOVO@GERMANAMBKOS @EUAMBKS@OLIVIER_GUEROT?
— ARBERESHE KRYEZIU HYSENI (@HYSENIKRYEZIU) MARCH 9, 2024
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke hetuar rastin e djegies së lokalit, që ndodhi në orët e para të 8 marsit, duke theksuar se ka dyshime se zjarrvënia ishte e qëllimshme.
Ndërsa,sipas Tomaniq motivi i zjarrvënies është se ajo ka ndihmuar serbët në veri të Kosovës të punësohen në institucionet e Kosovës. Ajo ka thënë se aktivitetet e saj “nuk përshtaten” me Listën Serbe.