Ballina

Dështimi i 31-të

Dështoi edhe vazhdimi i 31-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Filloi njëjtë sikurse herët e kaluara: tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Në sallë kanë qenë 80 deputetë, për kanë votuat 47, kundër asnjë dhe asnjë nuk ka abstenuar.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 15 qershor, në orën 11:00.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button