Dështimi për formimin e qeverisë së re, Zemaj: U pa shfaqja teatrale e VV-së

Pas dështimit të Glauk Konjufcës për të formuar qeverinë e re, me të përfunduar seanca, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se ajo çfarë ndodhi ishte diçka që LDK-ja e kishte paralajmëruar me kohë.

Ai tha se ajo çfarë sot u pa ishte shfaqje teatrale nga VV-ja.

“U pa shfaqja teatrale në fat të keq të Republikës së Kosovës nga VV-ja. Lojëra me numëra këta muaj dhe dështimi për qeverinë e re ishte paralajmërim i joni. Vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Zemaj pas dështimit të seancës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button