Ballina

Dështon edhe vazhdimi i 11-të për konstituimin e Kuvendit, pasnesër vazhdimi i 12-të

As në vazhdimin e sotëm të seancës së filluar qysh më 15 prill nuk u konstitua Kuvendi i Kosovës.

Ishte përpjekja e 11-të me radhë për konstituimin e këtij institucioni ligjvënës.

PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtar për Komisionin për zgjedhjen  e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, siç kërkoi kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.  

56 vota për, 1 kundër dhe nuk kishte abstenim.

Seanca konstituive do të vazhdojë, më 7 maj, në orën 10:00, bëri të ditur kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari.

Seanca konstituive është obligim të mbahet çdo 48 orë pas ndërprerjes.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button