Ballina
Detaje tronditëse, Policia arreston një person në rastin e vajzës që ra nga kati i 7-të në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person lidhur me vdekjen e 26-vjeçares në Prishtinë.
Sipas raportit nga policia, tashmë të ndjerën e ka shtyrë një i dyshuar në vetëvrasje.
Policia rastin e ka iniciuar si “Shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.
“SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE
“Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.