Dhunë në një familje në Gjakovë, përleshje mes anëtarëve të familjes, tre të ndaluar për 48 orë

Një incident i rëndë i dhunës në familje është regjistruar pasditen e 27.12.2025, rreth orës 17:30, në në Gjakovë, ku një konflikt familjar ka eskaluar në përleshje fizike.

Sipas informacioneve, i dyshuari dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia prindërit e tij, përkatësisht babain dhe nënën.

Pas këtij veprimi, në shtëpinë e të dyshuarit kanë shkuar në shtëpi (vëllai) dhe (nipi), ku ka shpërthyer një përleshje fizike mes tyre.

Viktima ka deklaruar se djali i saj, e ka dëbuar nga shtëpia, ndërsa bashkëshortja e të dyshuarit ka deklaruar se është shtyrë dhe përplasur për muri, teksa ajo po përpiqej të ndalonte përleshjen fizike mes bashkëshortit të saj dhe familjarëve të tij.

Të gjitha viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Rasti tashmë është nën hetim nga Policia e Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button