Diaspora mbështet PDK-në: Kryeziu premton të jetë zëri i qytetarëve për një Kosovë më të mirë

Kandidati për deputet Qëndrim Kryeziu falënderon diasporën për mbështetjen e saj në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se këtë herë nuk është me Lëvizjen Vetëvendosje, por me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Faleminderit Diaspora! Falemnderit familje, falemnderit shoqëri! Do të jem zë i fuqishëm, zëri juaj për një Kosovë më të mirë!”, ka shkruar Kryeziu, duke shprehur mirënjohjen edhe për mbështetësit nga Zvicra.

Ky mesazh vjen në një moment kur ndikimi i diasporës konsiderohet vendimtar në procesin zgjedhor, duke u bërë një faktor i rëndësishëm në rezultatet e pritshme.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button