Diell dhe vranësira sot, temperaturat lëvizin ndërmjet 10 dhe 28°C

Këtë të premte pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat priten të jenë fokusuara rreth relievit malor.

Sakaq, temperaturat pritet të lëvizin nga 10 deri në 28 gradë Celsius.

“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara rreth relievit malor. Temperaturat minimale: 10 – 13°C. Temperaturat maksimale: 24 – 28°C”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button