Lajme

Digjen dy vila, njëra në Leposaviq tjetra në Ferizaj

Policia e Kosovës në raportin e përditshëm ka raportuar për djegien e dy vilave.

Njëri rast është në Leposaviq ndërsa tjetri në Ferizaj.

Rasti i parë që ka ndodhur në Leposaviq është cilësuar si “zjarrvënie” dhe ka ndodhur rreth orës 15:02.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur vila e tij. Përveç, dëmeve materiale nuk raportohet per te lenduar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Ndërsa në Ferizaj rasti është cilësuar si “incident zjarri” dhe ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur vila e tij. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Njësitet relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button