Lajme

Digjet një veturë në Fushë Kosovë, arrestohet personi që shihet në video teksa ia vuri flakën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është përfshirë nga zjarri në Fushë Kosovë.

Sipas policisë, nga video-incizimet është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë veturës, dhe ku i njëjti është arrestuar.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vetura e tij me targa lokale është përfshi nga zjarri. Në video incizime në vendin e ngjarjes është vërejtur një person i dyshuar i cili i ka vënë flakë. I dyshuari është identifikuar dhe arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button