
Me temën “Trashëgimia Arkitektonike”, dje kanë nisur Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2025, me fokus tek strukturat e së kaluarës dhe lidhjet e së ardhmes.
Me këtë rast, në Muzeun e Mitrovicës u mbajt diskutim me Prof. Ass. Dr. Valon Shkodra rreth librit “Trashëgimia Kulturore e Kosovës në Kartolina”
Ndërkaq, sot nga ora 11:00 do të jetë punëtoria kreative me vizatim “Trashëgimia me ngjyra të fëmijëve”, që mbahet te Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë” – Mitrovicë.