Djali i Thaçit përkrahë Hamzën për kryetar të PDK-së

Djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endriti, ka uruar Bedri Hamzën për kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se Hamza ka veti që i duhen PDK-së.
“Urime, zoti Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Ai e ka cilësuar garën e Hamzës si sukses për zhvillim, bashkim dhe besim të ri të PDK-së.



