Dragashi përfundon numërimin e votave me postë, prin kandidati i LDK-së me mbi 55%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve nga numërimi i votave me postë.

Në Dragash, ky proces tashmë ka përfunduar, dhe Lidhja Demokratike ka marrë më shumë se gjysmën e tyre.

Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini, ka marrë 1,181 vota, apo 55.92%, kurse kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, 537 ose 25.43%.

Pas tyre janë edhe Filiz Mustafa e LVV-së me 350 vota apo 16.57%, Usmen Balxhi nga Koalicioni Vakat 26 vota apo 1.23% dhe Nexhmidin Sejdilar 18 vota apo 0.85% për qind.

Sipas Eugen Cakollit nga KDI, me këtë rezultat nuk ka fitues në rundin e parë, kështu që fituesi në këtë komunë do të përcaktohet në balotazh.

“Bexhet Xheladini (LDK) do të duhej të fitonte rreth 85% të votave të diasporës për ta mbyllur garën pa balotazh. Ndërsa Filiz Mustafa (LVV) mund të hyjë në balotazh vetëm nëse fiton rreth mbi 83 % të votave jashtë vendit (pavarësisht si performon kandidati i PDK-së, Shaban Shabani)”, pati thënë Cakolli.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button