Dy asambliste të LDK-së distancohen nga koalicioni ‘kokë më vete’ i Tahirit të LDK-së me VV-në në Vushtrri

Xhafer Tahiri i LDK-së u tha degës dhe strukturës së LDK-së se ka miratim të kryesisë qendrore të LDK-së për koalicion me Vetëvendosjen, për çka rezultoi të mos ketë e pasur.
Kështu thanë dy asambliste të LDK-së në Vushtrri të cilat u distancuan nga koalicioni ‘kokë më vete’ i Tahirit me Vetëvendosjen.
Postimi i plotë i përbashkët:
Ne, si asambleiste të zgjedhura të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri, shprehim publikisht distancimin tonë të plotë nga çdo marrëveshje e bërë pa miratimin dhe pa koordinimin e organeve qendrore të LDK-së.
Në takimin e mbajtur dje, kërkova qartësisht të di nëse marrëveshja në fjalë është realizuar në bashkërendim me qendrën e partisë dhe me statutin e LDK-së, ku nga kryetari Xhafer Tahiri u pohua se një gjë e tillë është bërë.
Fotoja e bërë dje me duar të bashkuara mes asambleistëve po keqpërdoret dhe është realizuar pas një pohimi të rremë se ekzistonte koordinim me qendrën e LDK-së.
Megjithatë, dua të theksoj me vendosmëri se çdo marrëveshje apo veprim i ndërmarrë jashtë kornizës institucionale të LDK-së, pa miratimin dhe koordinimin e plotë të partisë, është i papranueshëm dhe i dëmshëm për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe për interesat tona politike.
Me respekt,
Leonora Gërguri dhe Gentiana Rama asambleiste në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.