Dy gra lëndohen në një vetaksident në dalje të Vërmicës

Dy gra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti trafiku të ndodhur të dielën në dalje të Vërmicës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në mesditë në autostradë, ndërsa e përfshirë ishte vetura e tipit BMW.

“Rreth orës 11:45 është raportuar nga njësiti i policisë për kontroll në autostradë se në dalje të Vërmicës është shkaktuar një vetaksident trafiku, ku është përfshirë një veturë e tipit BMW. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona -femra kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

Ai tutje ka njoftuar se 86 persona kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën janar-shtator, ku 47 kanë qenë shoferë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button