Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me xhiron e katërt të saj.
Në program do të jenë dy ndeshje shumë interesante duke nisur nga ora 16:00.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva do ta presë kampionin në fuqi, Ballkanin.
Malishevasit kanë katër pikë nga dy ndeshje, kurse Ballkani prin me shtatë në renditje.
Gjilani që ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon do të tentojë ta bëjë këtë sot, ku udhëton për t’u përballur me Suharekën.
Gjilanasit aktualisht kanë vetëm dy pikë nga tri ndeshje dhe mbajnë pozitën e tetë në renditje.
Në anën tjetër, Suhareka është e katërta në tabelë me katër pikë pas dy ballafaqimeve.
Nesër, zhvillohet ndeshja e fundit e kësaj xhiroje mes Dritës që e luan ndeshjen e parë të sezonit dhe ekipit të Ferizajt.