
TandemPress kishte raportuar më herët për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.
Ndërkohë, Emergjenca në Podujevë ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e incidentit.
Sipas Emergjencës, të plagosurit kanë marrë trajtimin e parë mjekësor në Podujevë dhe më pas janë transferuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së në Prishtinë për trajtim të mëtejmë.
Rrethanat e incidentit dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës.



