Dyshimet për parregullsi me vota, ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë

Është ndërruar Prokurori i rastit të dyshimeve për parregullsi me votat në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.
Kjo është konfirmuar nga U.D. i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu për Dukagjinin.
Ai ka thënë se në vend të prokurorit Shpëtim Peci është caktuar Sahit Tmava.
Numërimi i votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.
Ndërkaq, Prokuroria ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave në këtë komunë, pas dyshimeve për parregullsi.



