Dyshohet për një grabitje në Llapsanellë

Me maskë e me armë, një burrë po dyshohet se kreu një grabitje brenda një objekti në Llapnasellë.

Policia ka njoftuar për grabitjen të cilën e ka raportuar një punonjës i cili kishte pozitën e recepsionistit në objektin që po dyshohet se u grabit.Ngjarja në bazë të raportit ditor të policisë, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 26.12.2025.

Sipas punonjësit, një person i maskuar, nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash.

Pas kryerjes së grabitjes, ankuesi ka thënë edhe se i panjohuri ishte larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar ndërsa është iniciuar si grabitje.

Artikuj të tjerë

Back to top button