Dyshohet për vrasje në Llapashticë të Epërme të Podujevës

Mësohet se në Llapashticë të Epërme të Podujevës është vrarë një person.
Sipas KosovaPress personi, identiteti i të cilit nuk dihet, është goditur me disa plumba në veturë.
Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.
TandemPress ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve tjera rreth rastit.