Dyshohet se biznesmeni kosovar Valon Ademi, ka sulmuar mbrëmë Drejtorin e Investimeve Kapitale të Komunës së Prishtinës, Sokol Havollin

Biznesmeni kosovar Valon Ademi dhe Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, po raportohet se të premten mbrëma janë përfshirë një konflikt fizik, në një lokal në Prishtinë. 

Sipas disa mediave shqiptare, Ademi ka sulmuar Havollin mbrëmë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në orët e vona të natës, në një lokal në Prishtinë.

“Pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, konflikti është përshkallëzuar në dhunë fizike. Theksohet se Valon Ademi akuzohet se e ka sulmuar dhe goditur Havollin në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore”, raporton BalkanWeb.

Ndërkaq, pas rrahjes, Sokol Havolli është paraqitur në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.

Detajet tjera mbi rastin nuk janë ende të ditura.

Artikuj të tjerë

Back to top button