Dyshohet se dëmtuan varrezat, arrestohen gjashtë persona në Obiliq

Mbrëmë janë arrestuar gjashtë persona në Obiliq, pasi të njëjtit dyshohen për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave.

Policia ka njoftuar se pesë nga të arrestuarit janë të mitur dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Mbrëmë nga Njësiti i Hetimeve të stacionit të Obiliqit, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën dëmtim i varrezave apo kufomave. Rasti ka ndodhur me datën 13.12.2025 në Plemetin të Obiliqit”.

“Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë personave të dyshuar (prej tyre 5 të mitur)  për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rast. Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftim

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button