Dyshohet se shpërndante në Leposaviq afishe që nxisin urrejtje, i dyshuari lirohet pas intervistimit

Një shtetas serb dyshohet se ka shpërndarë në Leposaviq afishe në gjuhën serbe që nxisin urrejtje dhe mosdurim. I njëjti u lirua në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën pas mesnatës dhe u iniciua si “Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit”.

“Leposaviq / 31.08.2025 – 00:29. Raportohet se njësia policore gjatë patrullimit ka hasur një person mashkull shtetas Serb i cili ka qenë duke shpërndarë afishe në Gjuhën Serbe me përmbajtje të veprës penale ‘’Nxitje e urrejtjes dhe mosdurimit’’.Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button