E gjuajti katër herë me armë, dalin pamje nga përleshja në Komoran

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash para qendrës së votimit në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, ku u përdor edhe arma e zjarrit. 

E gjithë ngjarja, sipas KP-së nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale të cilat po mbahen sot në vend. 

Sipas këtij raportimi, të shtënat kanë ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme në mes dy të rinjve, të cilët fillimisht janë rrahur në mes vete e më pas njëri nga ata ka shtënë me armë zjarri katër herë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marr me rastin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button