E kanosi me armë dhe e detyroi të kryejë akte seksuale, kërkohet paraburgim për pejanin

Prokuroria Themelore në Pejë, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj të pandehurit, Xh.Sh, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale, “Dhunimi”, “Dhuna në familje “ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Xh.Sh., sipas njoftimit të prokurorisë, dyshohet se përmes forcës dhe kanosjes se do të përdorte armën, ka detyruar një grua të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj, duke kryer veprat penale të lartcekura.
Gjithashtu të pandehurit , gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë sekuestruar tri armë zjarri dhe 27 fishekë.



