E konfirmon Zv. Sekretarja e NATO-s: Kosova s’kishte kërcënime sigurie nga dronët serbë (VIDEO)

Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, i ka hedhur poshtë pretendimet se Serbia e ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës me dronë.
Shekerinska në një intervistë me gazetarin e Klan Kosovës, Liridon Zeqirin, u pyet se “institucionet e Kosovës, kohëte e fundit, në ditët e sotme, kanë deklaruar se Serbia e ka shkelur hapësiren ajrore të Kosovës me dronë, cili është qëndrimi i juaj për këtë”.
Ajo u përgjigj duke thënë se “unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”.
“Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo tha se fakti që Kosova nuk kishte kërcënime sigurie është gjë e dobishme dhe se “ky është informacioni që ne jemi më shumë se të gatshëm ta ndajmë me publikun”.