Ekskluzive: Arrestohet një person si i dyshuar për tentim-vrasjen e së fejuarës në Fushë Kosovë

Sipas informacioneve të para, i dyshuari ishte i fejuari viktimes, ndërsa viktima me inicialet D. T., 23 vjeçare, kishte përfunduar në operacion në QKUK pas një plage të thellë, e cila fillimisht ishte paraqitur si “prerje me gotë”. Megjithatë, mjekët kanë konstatuar se lëndimet ishin të shkaktuara nga mjet i mprehtë, duke ngritur dyshime serioze për rrethanat e deklaruara.

Me urdhër të Prokurorisë, hetuesit dhe forenzika kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe sekuestruar një thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Gjatë procedurave, i dyshuari ka dhënë deklarime kontradiktore për atë që kishte ndodhur.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë, theksojnë burimet e TandemPress.

Artikuj të tjerë

Back to top button