BallinaZgjedhjet 2025
Eksluzive: Xhemaj Hasani do ta sfidon Shpejtim Bulliqin për të parin e komunës së Podujevës

Presidentja Osmani gjatë së hënës ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor, ndërsa për të parin e komunës së Podujëvës do të jetë gara mes Shpejtim Bulliqit të VV-së dhe Xhemajl Hasanit nga radhët e Nisma Socialdemokrate.
Burime të TandemPress kanë konfirmuar se nga Nisma Socialdemokrate do të jetë Xhemajl Hasani.
Hasani ka qenë edhe në garë edhe në zgjedhjet e 2021 por nuk arriti të merr drejtimin e komunës së Podujevës.
Në vjeshtë të këtij vitit mbetet të shihet se kush do të jetë i pari i komunës së Podujevës.
Ndërsa nga LDK-ja dhe AAK-ja ende nuk janë bërë të ditur kandidaturat të cilët synojn drejtimin e komunës së Podujevës.