Ekspozita skandaloze, Prokuroria: Çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me rastin e ekspozitës skandaloze të Shkëlzen Gashit.

Përmes një komunikate për media, prokuroria ka bërë me dije se është duke e përcjell me vëmendje këtë çështje.

Sipas prokurorisë, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke percjellë me vëmendje informacionet e publikuara lidhur me ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë. Në përputhje me kompetencat ligjore dhe me mandatin e Prokurorit te Shtetit, kjo çështje do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale”, është thënë në reagimin e Prokurorisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button