Ballina
Elezi: Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Këtë të shtunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Lajmin e ka bërë të ditur për EO, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’ju konfirmoj se të shtunën, më 15 mars 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025. Për orën e saktë të mbledhjes së KQZ-së do t’ju njoftojmë me kohë” deklaroi Elezi.