Exit-polli i Haxhiut: Këto janë rezultatet e balotazhit

anë publikuar rezultatet e exit-pollit të Baton Haxhiut dhe Televizionit T7.
Në Komunën e Prishtinës, exit-polli i Haxhiut dhe T7 e ka vendosur Përparim Ramën fitues të zgjedhjeve dhe kryetar të ardhshëm të Prishtinës.
Rama ka fituar 52.8 për qind të votave, ndërsa Çeku 47.2 për qind.
Në Mitrovicë, Arian Tahiri i PDK-së ka fituar me 50.9 për qind të votave ndaj Faton Pecit të VV-së me 49.1 për qind, sipas exit-pollit të Haxhiut.
Tahiri ka dalë fitues edhe sipas EXIT-POLL-it të Klan Kosovës me 50.34 për qind të votave.
Në Gjilan, Alban Hyseni i Vetëvendosjes rezulton fitues ndaj Arbër Ismajlit të LDK-së, sipas exit-pollit të Haxhiut dhe T7.
Në Gjakovë, Ardian Gjini ka fituar me diferencë votash përball kundërkandidatit nga Vetëvendosje, Ardian Gola.
Ndërsa, në Prizren, bazuar në rezultatet e exit-pollit të Haxhiut, del se ka fituar kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj. Ai ka fituar 55% të votave përball Artan Abrashit të VV-së, i cili ka marrë pak mbi 44%



