
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani është rikthyer në protagonist tek Hoffenheimi.
Ai asistoi tek goli i barazimit të skuadrës së tij ndaj Bayernit.
Kramaric realizoi gol falë një asistimi të bukur nga Asllani në minutën e 35-të. Mirëpo në fund të pjesës së parë, Bayerni realizoi dy gola tjerë për ta mbyllur në epërsi pjesën e parë.
Rezultati pas 45 minutash është 3-1. Kujtojmë se Hoffenheimi nga minuta e 17-të mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Akpoguma.



