Faton Peci propozon që ura e re në Mitrovicë ta mbajë emrin e Albin Kurtit

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka propozuar që urës në Mitrovicë t’i vendoset emri i Albin Kurtit.

“Unë jam Kryetar i Mitrovicës, dhe unë do ta propozoj këtë pasi është personi, autoriteti që e bëri të mundur këtë urë, që është në të mirën e njerëzve në dy anët e lumit, dhe ai është Kryeministri jonë Albin Kurti”.

“Unë këtë do ta propozoj në mekanizmat e nivelit lokal që ta emërojmë këtë urë me emrin Albin Kurti, sepse ai është personi që e bëri mrekullinë në Mitrovicë dhe në të gjithë vendin tonë” – tha Peci.

info@tandempress.net

Artikuj të ngjashëm

Back to top button