Ballina
Ferit Idrizi, takon dy mjekë që ju sherbyen qytetarëve të Vushtrrisë me profesionalizëm

- Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e ka nisur ditën e sotme me dy takime të veçanta, duke takuar dy figura të respektuara të shëndetësisë në Vushtrri dhe më gjerë në Kosovë: Dr. Rasim Hysenin dhe Dr. Mejreme Kuqi Ismajli.
Gjatë këtyre takimeve, të mbajtura në një atmosferë miqësore, kryetari Idrizi ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin shumëvjeçar të këtyre dy mjekëve të mjekësisë familjare, të cilët së fundi kanë përmbyllur me dinjitet karrierën e tyre profesionale duke dalë në pension.
Ai i ka falënderuar për punën e palodhshme në shërbim të qytetarëve, duke u uruar pension të mbarë dhe shëndet për ta dhe familjet e tyre. “Puna dhe përkushtimi i tyre do të mbesin gjithmonë shembull për brezat që vijnë,” është shprehur kryetari Idrizi.