Ferizaj: Në aksionin e Policisë 5 shoferë u kapen dhe u dënuan për tejkalim të shpejtësisë në trafik

Në mëngjesin e hershëm të 18.02.2026, gjatë kontrolleve të realizuara në fshatin Varosh, në rrugën Ferizaj-Gërlicë, Policia e Kosovës ka identifikuar dhe ndëshkuar pesë shoferë për tejkalim të shpejtësisë në zonën me kufizim prej 60 km/h.

Të pesë shoferët janë kapur duke vozitur mbi 50 km/h deri mbi 100 km/h më shumë se që ka qenë e lejuar.Më së shpejti është kapur duke vozitur një 22-vjeçar.

Në zonën 60 km/h, 22-vjeçari me inicialet E.S është ndaluar duke qarkulluar me shpejtësi 166 km/h. Shoferi të VW Golf i është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse-heqje e patentë shoferit për 6 muaj.

Një 45-vjeçar me Audi A7, është kapur 150 km/h; një 34-vjeçar me BMW 318 është ndaluar me 146 km/h; një 24-vjeçar me Seat Leon është ndaluar me 130 km/h: një 19-vjeçar me BMW X3 është ndaluar me 113 km/h.

Ndaj tyre policia ka shqiptuar nga një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative, si dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj. Matja e shpejtësive është bërë me veturën inteligjente të policisë.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe të intensifikuara me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Ferizajt.

Artikuj të tjerë

Back to top button