Fanellat e reja të ”Dardanëve” janë publikuar të mërkurën nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Kompleti i ri zyrtar me fanellën e kaltër si vendas, atë të bardhen si mysafire dhe fanella e tretë, e cila ka ngjyrën e zezë, janë në partneritet mes FFK-së, kompanisë Errea dhe UEFA-s, transmeton Albinfo.ch
Fanellat kanë një dizajn që tregon shpirtin e kombit, ndërsa Kosova do të luajë me këto fanella në ciklin e ri të Ligës së Kombeve.
Këto fanella “Dardanët” i kanë veshur për herë të parë sonte, në ndeshjen ndaj Norvegjisë.