“Finalja” me Andorrën, ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur fazën “Play-Off”

Shqipëria luan sot ndeshjen e parafundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror dhe në dorë ka shansi e artë për të arritur kalimin në fazën “Play-Off”.

Andorra do të jetë nikoqire e ‘kuqezinjëve’, të cilët do të futen në fushë me qëllimin e vetëm, tre pikë të plota.

Një fitore eventuale e Shqipërisë sot do të thoshte kualifikim në fazën “Play-Off”.

Megjithatë, kalimi në fazën e radhës nuk është plotësisht në duart e Sylvinhos.

Shqipërisë do t’i duhet ndihma nga Anglia. “Tre Luanët” do të duhet të fitojnë ndaj Serbisë në Wembley dhe Shqipëria do të siguronte qysh sot kualifikimin nga vendi i dytë në grup.

Anglia triumfoi me rezultat 0-5 në ndeshjen e parë në Beograd dhe Thomas Tuchel do të kërkojë që të konfirmojë skuadrën e tij përpara tifozëve anglezë.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen sot me fillim nga ora 20:45.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button