Formacionet Zvicër-Kosovë, debuton Avdullahu

Pak më shumë se një orë para ndeshjes Zvicër-Kosovë janë bërë të ditura formacionet.
Gazetari i Klan Kosovës dhe Artmotion, Arlind Sadiku, ka ndarë një imazh të dy formacioneve.
Kosova e nis me Muriqin në portë, para tij Paqarada, Dellova, Rrahmani dhe Vojvoda.
Në mesfushë janë Muslija, Rexhbeçaj dhe Avdullahu.
Ndërkaq, sulmin e përbëjnë Jashari, Muriqi dhe Krasniqi.
