Franca: Kosova ta formojë Asociacionin

Franca në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka bërë thirrje që statusi i komunitetit serb në Kosovë të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar këtë si hap të domosdoshëm për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka alternativë për normalizimin, i cili është thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë. Duhet respektuar zotimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës kanë pasur pasoja negative për komunitetin serb dhe statusi i tyre duhet të zgjidhet përmes themelimit të Asociacionit”, ka thënë përfaqësuesi i Francës.
Ai gjithashtu e cilësoi si “tërësisht të papranueshme” faktin që autorët e sulmit në Banjskë të vitit 2023 ende nuk janë sjellë para drejtësisë.