FSK-ja gati për ushtarët e rinj, javën e ardhshme hapet konkursi i rekrutimit

Javën e ardhshme, Forca e Sigurisë së Kosovës hap konkursin për rekrutimin e ushtarëve të rinj.

Konkursi do të hapet të hënën, më 2 mars, dhe zgjat 25 ditë,

Është e rëndësishme që kandidatët të plotësojnë kriteret e rekrutimit, që përfshijnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, zotësinë e plotë për të vepruar, të ketë të përfunduar shkollën e mesme, të ketë aftësi shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit, të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme me shtetin.

Mbi të gjitha, kriteri më i rëndësishmi është ai i moshës: nga 18 deri në 25 vjet.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Diploma e shkollës së mesme /e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë);
  • Ekstrakti i lindjes (jo më të vjetër së gjashtë (6) muaj);
  • Certifikata nga gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime, (dokumenti të jetë i nxjerrë brenda afatit të konkursit);
  • Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës;
  • Foto portret 4×4 për aplikim ( elektronike);
  • Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon).

 “Bëhu ushtar i Kosovës” – është thirrja e FSK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button