Fushë Kosovë: Arrestohen dy persona për keqpërdorim të kartelave bankare

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë nën dyshimin për përfshirje në keqpërdorim të kartelave bankare dhe kreditore, në një rast që po hetohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 28 janar 2026, rreth 17:00, dhe të arrestuarit janë Sh.H mashkull, dhe F.H femer.
Burimet e informacionit bëjnë të ditur se, pas veprimeve të zhvilluara hetimore në terren, hetuesit kanë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit, të cilët dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme kanë keqpërdorur të dhënat e kartelave bankare të personave të huaj, duke i përdorur ato për përfitime personale.
Rasti është inicicuar si: “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, sipas nenit 301 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.



