Gabimet në matjen e orës nga njehsorët, KEDS: Është gabim teknik, qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit

Në një kohë kur çmimi i energjisë elektrike vazhdon të rëndojë buxhetin e qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë, dyshimet për saktësinë e njehsorëve elektrikë kanë ngritur shqetësime serioze në opinionin publik.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë, KEDS, në një konferencë për media ka bërë të ditur se ka ndodhur një gabim teknik i orëve të njehsorëve dhe se kjo nuk ka qenë e qëllimshme, njofton TandemPress.

Po ashtu përfaqësuesit e KEDS-it kanë njoftuar se qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit.

Kujtojmë se këtë të mërkurë çështja e njehsorëve ishte temë diskutimi edhe në Këshillin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

Artikuj të tjerë

Back to top button