Galatasaray rikthen në radar Koopmeiners pas dopietës ndaj Juventusit

Skuadra e Serie A, Juventus, u mund 5-2 nga Galatasaray javën e kaluar dhe Teun Koopmeiners, shënoi të dy golat e biankonerëve.
Mesfushori i gjithanshëm tani po del si një objektiv për skuadrën turke. Holandezi pritet të luajë në ndeshjen e kthimit këtë javë dhe kjo ka të ngjarë t’i japë klunit turk një shans të mirë për të mbajtur nën vëzhgim lojtarin. La Gazzetta dello Sport raporton se dy golat e tij një javë më parë e kanë rikthyer Koopmeiners në radarin e Galatasaray.
Ata ishin përpjekur të nënshkruanin me lojtarin ndërkombëtar holandez në janar, por lojtari nuk ishte i interesuar për marrëveshjen atëherë, pasi donte të ndryshonte gjërat për Juventusin.
Bianconerët ende shpresojnë që ai të arrijë nivelet e tij te Atalanta. Ai ka treguar mjaft disponueshmëri dhe shkathtësi nën drejtimin e Luciano Spalletti, i cili besohet të jetë një tifoz i lojtarit. Por Koopmeiners duhet më shumë për të provuar se ia vlente shumën e madhe që u shpenzua për të.
Kjo mund të jetë thelbësore për Galatasarayn, veçanërisht nëse ata vendosin të bëjnë një transferim zyrtar gjatë verës.



