GAP: Kryetarët e komunave dhanë 1815 premtime, realizuan vetëm 918

Nga gjithsej 1815 premtime që kanë dhënë 27 kryetarë të komunave, për këtë mandat, sipas Institutit GAP janë përmbushur vetëm 918 premtime.

Sipas “Letërnjoftimi i Komunave” që është vlerësimin përfundimtar rreth përmbushjes së premtimeve të kryetarëve të komunave të Kosovës për mandatin 2021–2025, 234 premtime janë gjysmë të përmbushura, 281 premtime janë të filluara dhe 382 premtime nuk kanë filluar ende së zbatuari.

Sipas GAP-it, në mandatin aktual, shkalla e përmbushjes së premtimeve është 51%.

“Sipas fushave, më së shumti janë përmbushur premtimet në shëndetësi (66%), arsim (63%), administratë (58%) dhe në fushën sociale (55%). Ndërsa, më së paku janë përmbushur premtimet në urbanizëm (34%), infrastrukturë (37%) dhe shërbime publike (41%).”, thuhet në komunikatën e GAP-it.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button