Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe tabela pas xhiros 28 në Ligën e Parë

Është mbyllur edhe xhiro e 28 në Ligën e Parë të Kosovës ku tabela sërish ka pasur ndryshime dhe gara është ashpërsuar jashtë mase për dy vendet e para që të dërgojnë në Superligën e Kosovës.
Njëri nga derbit e javës i ka takuar Vëllaznimit, ku gjakovarët triumfuan 2-1 ndaj Dinamos së Ferizajt.
Kurse në duelin tjetër derbi mes Feornikelit ’74 dhe Vushtrrisë, sfida është mbyllur baras (1:1).
Liria e Prizrenit ka fituar 2-5 në Mitrovicë ndaj Trepçës, kurse Trepça ’89 ka arritur një fitore të vlefshme 1-0 ndaj Kikës së Hogoshtit.
Në duelet tjera 2 Korriku e ka mposhtur KEK-un (2:1), Istogu ka fituar (4:1) ndaj Vjosës së Shtimes, Rilindja 1974 triumfoi minimalisht (0:1) me Ramiz Sadikun. Ndërkohë rezultat pozitiv ka arritur edhe Besa Peja e cila fitoi 1-0 në përballje me Suharekën.
Ndeshja e fundit mes Prizrenit dhe Tefik Çangës u mbyll 2-2.

Pas kësaj xhiro tabela është më e zjarrtë se kurrë, ku Vushtria dhe Dinamo kanë nga 59 pikë në dy vendet e para.
Nikli i ndjek pas me 58 sosh në pozitën e tretë, kurse i katërti është Vëllaznimi me 57. Me një pikë më pak është Lira e pesta kurse skuadra e fundit që ka mbetur akoma në luftë për inkuadrim në Superligë është 89-shi me 54 pikë në pozitën e gjashtë.
Pozitën e fundit e zë Prizreni me 15 pikë, kurse KEK-u është i parafundit me 20 sosh. Këto skuadra rrezikojnë rënien në Ligën e Dytë.

Xhiron e radhës takohen: Vushtrria – 2 Korriku, Dinamo – Besa Peja, Feronikeli ’74 – Trepça ’89, Rilindja 1974 – Vëllaznimi, Liria – Ramiz Sadiku, Suhareka – Kika, Vjosa – Prizreni, Tefik Çanga – Trepça dhe KEK-u – Istogu.



