Gara shpejtësie në Ferizaj, dy të rinjve u merret patentë-shoferi për një vit

Policia e Ferizaj ka ndaluar dy të rinj që po zhvillonin gara shpejtësie me vetura në rrugën “Rexhep Bislimi”.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 00:25 janë ndaluar dy shoferë me inicialet A.K., 22 dhe 19 vjeç, të cilët drejtonin vetura të tipit VW Golf me targa vendore dhe u kapën në flagrancë duke garuar në rrugë.
Për këtë kundërvajtje të rëndë në trafik, ndaj tyre është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit për 12 muaj në territorin e Republika e Kosovës, pasi posedonin patentë-shofer të huaj.
Policia Rajonale në Ferizaj u ka bërë thirrje shoferëve të shmangin garat e shpejtësisë, duke theksuar se ato përbëjnë rrezik serioz për jetën e pjesëmarrësve në trafik.



