Ballina

Gara të jashtligjshme në Mitrovicë, gjobiten dy shoferë me nga 500 euro e marrje patente

Policia në Mitrovicë, ka identifikuar dhe ka marrë masa ndaj dy shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Kundërvajtësit janë hasur në rrugën ”Liqeni” në Mitrovicën e Jugut, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor zhvillonin gara shpejtësie me vetura duke penguar dhe rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

Ndaj dy kundërvajtësve janë shqiptuar gjoba nga pesëqind euro, pesë pikë negative si dhe masa mbrojtëse-marrja e patentë shoferit në kohëzgjatje prej dhjetë muajsh.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button