Gattuso e sheh Italinë në Botëror, flet për mungesat

Trajneri i kombëtares italiane, Gennaro Gattuso, doli sot në konferencë për shtyp para dy sfidave të tetorit kundër Estonisë dhe Izraelit. Në qendër të vëmendjes ishte mungesa e Federico Chiesas, për të cilin Gattuso tregoi se ende nuk është në formën e tij më të mirë.

“Unë flas shpesh me Chiesan, ai vetë më ka thënë se nuk ndihet 100% dhe se ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar plotësisht. Nuk dua të rrezikoj një lojtar kaq të rëndësishëm duke e futur para kohe,” theksoi trajneri.

Gattuso shtoi se beson tek grupi që ka në dispozicion dhe kërkoi përqendrim maksimal nga skuadra: “Do të jenë dy ndeshje vendimtare. Duhet të tregojmë karakter dhe të marrim rezultatet që na duhen, dhe Italia do të shkojë në Botëror gjithsesi. ”

Me këtë qasje, tekniku konfirmoi edhe njëherë stilin e tij të drejtpërdrejtë, duke vënë mbi gjithçka gjendjen fizike dhe psikologjike të lojtarëve.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button