Genoa trondit Romën, De Rossi feston ndaj ish-skuadrës

Genoa  ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, duke mposhtur 2-1 Romën në një ndeshje dramatike.

Skuadra e drejtuar nga Daniele De Rossi, legjendë e Romës, arriti një triumf të madh pikërisht ndaj ish-klubit të tij. Genoa kaloi e para në avantazh me një penallti të realizuar nga Junior Messias.

Roma reagoi dhe arriti të barazojë me mbrojtësin Evan Ndicka, duke rikthyer shpresat për pikë nga kjo transfertë.

Megjithatë, 10 minuta para fundit erdhi goli vendimtar i Vitinha, i cili i dha tri pikë jetike Genoas në garën për mbijetesë në Serie A.

Kjo humbje e vë në rrezik pozitën e katërt të Romës në tabelë, pasi tashmë nga afër po e ndjekin Como  dhe Juventus, duke e bërë garën për zonën Champions edhe më të fortë në javët e fundit të sezonit.

Artikuj të tjerë

Back to top button