
Donika Gërvalla edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën si ministre e Drejtësisë nga ana e ish-u.d. së ministrit të Drejtësisë, z. Blerim Sallahu.
Pas pranimit të detyrës, Gërvalla është shprehur se drejtësia është gur themeli i republikës sonë.
‘’Drejtësia është gur themeli i Republikës sonë. Reformat në drejtësi janë dëshmi e vendosmërisë sonë për të ndërtuar një shtet ku ligji nuk negocion, ku përgjegjësia nuk shmanget dhe ku drejtësia nuk njeh emër, pozitë apo ndikim. Kjo është beteja jonë për drejtësi, dinjitet institucional dhe besimin e qytetarëve’’, është shprehur Gërvalla.
Po ashtu në mes tjerash Gërvalla është shprehur se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin
‘’Askush nuk guxon të jetë mbi ligjin! Ky është parimi që udhëheq kauzën tonë dhe garanci se Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë edhe më e fortë, edhe më e drejtë dhe edhe më krenare për secilin qytetar të Kosovës’’, ka thënë Gërvalla.



